KUTURU
cap. I
a play by
Hynor Vitija, Belkisa Zhelegu, Fatbardha Zyberi, Delvis Bejleri, Klodjana Keco, Jenny Demi
coordinator
Walter Prete
written in Tirana, 24/29 April 2023
1
SKENA 1 / Hynor Vitija
Në një zyrë gjysmë të errët, janë dy persona njëri prej tyre është kryetari i bashkisë. Ai pi një gëllënjk nga uji që ka përpara.
Kryetari: Kjo që thua ti është pak e rrezikshme…
Mafiozi: Nuk e di ku e sheh rrezikun, ti i ke manipuluar shumë herë tjera.
Kryetari: Po, por kjo që thua tani është një hap shumë i madh.
Mafiozi: Kjo është sa në të mirën tonë, aq në të mirën tënde.
Kryetari: Nuk e kuptoj në cilën pikë është në të mirën time?
Mafizoi pi ujin që ka para.
Mafiozi: Mandati të kalon edhe një muaj?
Kryetari: Po.
Mafizozi: Atëherë mendoje kështu, në zgjedhjet që po vijnë ti do ta kesh në dorë gjithë votimin. Do ta dish se kush po voton për ty e kush jo dhe k’të do ta përdorësh shumë mirë, me sa të njoh unë ty.
Kryetari mendohet një moment.
Kryetari: Si funksionon kjo?
Ai e merr pajisjen në dorë.
Mafiozi: Pra, k’të e vendos në ballë. Pastaj ky çipi lidhet direkt me pjesën e pavetëdijshme të trurit, që njerëzit të mos mund ta kontrollojnë.
Kryetari e vë në kokë.
Kryetari: Është ndezur?
Atij i shkruan në ballë “A thua do t’vijë sekretaresha në motel?”
Mafiozi(buzëqeshë): Shpresoj që do të vij.
Kryetari e heq nga koka.
Kryetari: E çfarë t’ju them, ata nuk janë t’gjithë dele që ta pranojnë si asgjë. Mafiozi: Mos u shqetëso e kam menduar edhe këtë.
Ai nxerr një letër.
Mafiozi(lexon): Së pari do të jetë një provë në njëqindepesëdhjetë familjeve. Ato familje janë të zgjedhura rastësisht. Dhe atyre do t’ju thuhet që arsyeja përse ne kemi vendosur ta krijojmë “lexuesin e mendimeve” është për pastrimin e ambientit dhe mos prerjen e drurëve, që të krijojmë letrën.
Kryetari: Thua pajtohen?
2
Mafiozi: Normalisht që po.
Kryetari: Nuk e di.
Mafiozi: Shiko, unë të ndihmova që të bëhesh kryetar dhe si i bind njerëzit nuk më intereson. Ai ngritet në këmbë.
Mafiozi: Tash më duhet të shkoj, pres lajme të mira.
Ai ecën drejt derës dhe e lë atë me “lexuesin e mendimeve” në dorë.
SKENA 2 / Belkisa Zhelegu
Xheni, drejtoresha e teatrit, kerkon nje takim me regjizorin Rikardon dhe gruan e Elvisit Even, aktore ne shfaqjen e tij. Eva eshte bere pjese e nje programi te qeverise per leximin e mendjes, ku marrin pjese 150 familje dhe keshtu ajo nuk mund te jete me aktore, sepse fjalet qe ajo thote do ishin ndryshe nga ato qe ajo mendon. Ajo i kerkon dorehqjen drejtoreshes.
Xheni : Pra Eva, si i behet me shfaqjen?
Eva: Nuk e di… ndoshta mund të gjejmë një zgjidhje.
Xheni : Po, c’mut zgjidhje do gjesh? O ti zonje e kupton që nëse bëhesh pjesë e atij ekperimenti nuk je më dot aktore. Do hedhesh gjithë karrieren tënde në plehra vetëm për të iu servilosur qeverisë.
Rikardo: Ju lutem, nuk eshte mire qe…
Xheni: Ti pusho ti! Se s’kam filluar akoma me ty.
Rikardo: Si te thoni ju zonje.
Xheni: (Drejtuar Eves) Po pse moj zemer e lejoni veten te jeni kavie te qeverise. Po si nuk ju rrjedh cik gjak ne vena… jo une sinqerisht nuk e marr vesh.
Rikardo: Edhe une ne fakt aplikova te isha pjese e ekperimentit…
Xheni: Nuk ju hyn ne pune atyre truri yt jo. Po flas me Even.
Eva: Tani me gjithe respektin po, nuk dua te gjykohem per zgjedhjet e mia. Nuk e di pse te gjithe me gjykojne per ato qe une dua te bej.
Xheni: Mos u shqeteso, se nga neser nuk do te te gjykojne vetem per ato qe ben por do te gjykojne dhe per ato qe mendon.
Eva: Nuk ka lidhje. Qeveria ka thene…
Xheni: Aman mos ma permend fare qeverine, se me irriton.
Eva: Mire, mire. Na kane thene qe gjithcka behet per ruajten e ambientit, per te kursyer letrat, per… Xheni: Pallavra! E mora vesh!
Eva: Tani ky eshte mendimi juaj.
Xheni: He se do me kujtosh nje dite. Ketu do jemi.
3
Rikardo: Sikur te flisnim pak per shfaqjen?
Xheni: Po do flasim mo burr, c’ke qe ngutesh. Do te vi rradha dhe ty te flasesh. (Drejtuar Eves) Mire pra, une s’di ca te te them me. Ti e di vet. Per mua po ben shume gabim.
Eva- E kuptoj. Ku duhet te firmos per doreheqjen time?
Xheni i zgjat nje dokument Eves, te cilen ajo e firmos. Me pas largohet. Pas saj tenton te ike dhe Rikardo, por Xheni e ndalon.
Xheni: Hajde ketu ti, hajde! S’jemi sqaruar akoma bashke.
Rikardo: Per cfare te sqarohemi zonje, une nuk kam gisht ne doreheqjen e saj. Xheni: Ulu, ulu se u lodhe.
Rikardo: Jo aspak e nderuar madje jam gjithmone ne gatishmeri.
Xheni: Leri keto “zonje e nderuar” me mua ti, se e ke parasysh sa qejf i kam. Me thirr Xheni. Rikardo: Patjeter zonje… doja te thoja Xheni.
Xheni: Atehere, si i behet me shfaqjen tani qe Eva iku?
Rikardo: Po ku di une…
Xheni: Ore te te bej nje pyetje une? Per ca te paguaj une ty?
Rikardo: Si regjisorin e shfaqjes zonje… zonja Xheni.
Xheni: Ciles shfaqje?
Rikardo: Shfaqjes sime zonje, “Aladini i vdekur”.
Xheni: Nuk ka me shfaqje pra, je i pushuar dhe ti. Po s’ka aktore kryesore si do e besh shfaqjen ti? Rikardo: Po ju lutem e nderuar…
Xheni: E kam emri Xheni.
Rikardo: Po nuk eshte e drejte per mua. Ju e dini qe une kam shkruajtur 100 drama, dhe kjo eshte e para ne 100 qe une po e vendos ne skene. Pastaj eshte nje shfaqje per ngrohjen globale qeverise do i pelqente dhe shkon fiks me programin qe ka lancuar.
Xheni: Po ku i plas qeverise per shfaqjet e tua e te miat. Ti je ne ajer fare me duket.
Rikardo: (I ulet asaj ne gjunje) Ju lutem zonje, mos ma hiqni shfaqjen, ju pergjerohem! Kjo eshte mundesia ime si regjisor te shkelqej, te tregoj se kush jam.
Xheni: (Me keqardhje) E mire, mire cohu. Se i kam inat qurravitjet. Hap nje audicion dhe kerko aktor. Po e gjete vazhdo me shfaqjen, nuk gjete e di vet ti pastaj. Mos me shkel me ne zyre.
Rikardo: Oh, faleminderit shume e nderuar! Nuk gjej fjale per…
Xheni- (Duke i treguar deren) Ec tani, ec.
4
SKENA 3 / Fatbardha Zyberi
Drita e ndezë radion. Kërkon për emisione të ndryshme. Ajo ndalon tek emisioni ku flet Lady A. Lady A
Po, unë kam folur me Zotin….
Drita duket e interesuar kur e dëgjon. Ia ngrit volumin radios.
Lady A
Më tregoj për zgjidhjet mbi ndotjen e ambientit, mungesën dhe rritjen e ujit, energjin eletrike— Drita e lodhur nga ajo që dëgjon dhe pa asnjë interes e fik radion.
Drita
Që nga mëngjesi nuk kam ngrën tortë….
Drita e shikon fotografinë e saj të madhe të vendosur në mur, me një tortë në dorë duke buzëqeshë. Drita
Nënë a ka ardhur uji?
Nëna
Akom jo.
Drita
Po sikur foli ajo gruaja me Zotin.
Drita shkon në kuzhinë.
I bënë gati enët dhe përbërësit për tortë.
Drita e merr telefonin dhe e thërret Leon.
Drita
Leo, shpirt. Sapo doja të filloja ta bëja një tortë, a do vish ta bëjm bashkë?
Leo
(në telefon)
Jam duke shkuar në teatër, nuk mundem.
Drita
Uaa, teatri më i rëndësishëm se torta ime?
Leo
(në telefon)
Më ke lodhur me këto torte. Vetëm shpenzon energji elektrike kot.
Drita
5
Kurrë në jetën time mua nuk më ka ofenduar dikush në këtë mënyrë. Morri fund gjithçka— Thirrja ndërpritet.
Drita
Alo…alo….
Drita e shikon telefonin.
Drita
Nuk ka wifi?!
Drita e sheh që është ndalur rryma.
Drita
Leo një…ngrohja globale dy. Si ta bëjë tash unë tortën?!
SKENA 4/ Hynor Vitija
Prolog
Në vitin 7997 në Qytetin Hynoropolis, për shkaqe të shkatërrimit të florës dhe faunës, ndalohet rreptësisht prodhimi i letrës.
Skena e parë
Elvisi(40), vë kravatën dhe bëhet gati të dal nga shtëpia, pa pritë spikerja e lajmëve dëgjohet tek flet.
Spikerja: Shikues të nderuar, sapo na erdhi një lajm nga redaksia. Nga sot letra dhe të gjithë produktet që krijohen me të, janë të ndaluara rreptësisht. Nga momenti në moment banorët do t’furnizohen me “Lexuesin e Mendimeve”
Telefoni cingërron.
Avokati i Elvisit: E dëgjove?
Elvisi: Po… tash?
Avokati i Elvisist: Gjithçka do të shihet përmes lexuesit të mendimeve… edhe… nuk mund të siguroj që do ta fitojmë gjyqin.
Elvisi: Urdhëro?! Ti më ke premtu që gjyqin e kam të fituar.
Avokati i Elvisit: Seanca është pas dy ore, eja në gjykatë dhe bisedojmë. Elvisi lë shtëpinë dhe shkon drejt gjykatës.
Skena e dytë
Gjykatë.
Elvisi është përballë gruas së tij(40).
6
Avokati i Elvisit: I nderuar gjykatës, e pandehura e ka tradhëtuar viktimën dhe kemi fakte për ketë.
Ai i nxerrë disa fotografi.
Avokati i Gruas: Kundërshtoj… Fotografia është e përbërë nga letra dhe siq e dim të gjithë, ajo është e ndaluar të përdorët. Pra këto nuk mund të mirren si provë.
Gjykatësi: Avokati ka të drejtë, faktet nuk pranohen.
Avokati i Elvisit: Atëherë a mund t’i bëj disa pyetje të pandehurës?
Gjykatësi: Po.
Avokati i Elvisit: E pandehur, keni tradhëtuar më shumë se njëherë?
Gruaja: Jo.
Në ballin e saj shfaqet “Po”.
Avokati i Elvisit: Duket që kjo është tradhëtare.
Elvisi: Mund ta bëj edhe unë një pyetje?
Gjykatësi: Po.
Elvisi: Kush janë ata?
Gruaja: Në rregull pra, po i them: Trajneri i Futbollit dhe shoku yt i ngushtë. Në ballë i shkruan edhe “Avokati yt”.
Avokati i Elvisit: Duket se pajisja ka pësuar defekt… ndoshta më mirë t’i kthehemi letrës. Elvisi: Edhe me avokatin? Gruaja ime bujare.
Gjykatësit (I shkruan në ballë): Ahh today I wanna be in the beach and not talk about this bitch!!
SKENA 5 / Fatbardha Zyberi
Drita po përgadit një ëmbëlsirë. Shikon raftet e kuzhinës se a ka çokollatë. E sheh që nuk ka. Shkon e merr kuleten dhe bëhet gati të shkoj. Nëna e saj e sheh që Drita është gati të dal.
Nëna
Ku po shkon Dritë?
Drita
Në supër market ta blej çokollatën për tortën.
Nëna
Ke dal më herët.
Drita
Nuk më vëren askush.
Drita niset që të dal ndërsa nëna shkon pas saj.
Nëna
Drita, kthehu menjëherë.
Drita del nga shtëpija.
7
Skenë tjetër
Drita po ec në rrugët e zbrazura të lagjës së saj.
Një ushtar vjen drejtë saj.
Ushtari
Ku po shkon?
Drita
Në supërmarket.
Ushtari
Ti ke dal më herët, kthehu. Nuk mund të dalësh dy herë.
Drita
Uaa, po kam për të blerë çokollatë se kam për të bërë ëmbëlsirë.
Ushtari
Uaaa çka thotë kjo. Nëse të ndihmoj a mund të ma japësh ta ha një copë ga tortia jote?
Drita
Jo.
Ushtari
Kthehu në shtëpi. Ka një javë që ka dalur urdhëri, që sa më pak të dalin njerëzit. Dalja juaj e tepërt po dëmton ambientin.
Drita
Por unë nuk kam dal me veturë.
Ushtari
Po ju jeni më të dëmshëm se veturat.
Drita
Ore lopë e gjallë, unë dua të ha ëmbëlisrë.
Ushtari shkruan me dikë në telefon.
Ushtari
E ke të ndaluar të hash ëmbëlsirë. Nesër do të jepet urdhëri.
Drita
Paskam kohë akoma. Deri nesër unë e ha të gjithë ëmbëlsirën, të premtoj!.
Ushtari e kap për krahu Dritën që ta kthej në shtëpi.
Drita
Oh po u mbylltë super marketi kur të shkoj, kam për të ta thyre kokën.
Ushtari
Është mbyllur tashmë sepse duhet ruajtur energjia eletrike.
8
Dritën e dërgon deri në shtëpi Ushtari.
Skenë tjetër
Drita hyn brenda. E shikon që rryma është ndalur.E nervozuar e merrë një gotë ujë që ta pijë.Nëna ia merrë nga dora.
Nëna
E ke pirë një gotë sot. Këtë e ke për nesër.
Drita
Uaaa, as ujë nuk mund të pijë sa të dua?
Nëna
Duhet ta ruajm ujin. Po e humbasim.
Drita shkon drejtë frigoriferit që ta hap. Menjëherë Nëna e ndalon e tmerruar duke i dal përpara. Nëna
Çfarë po bënë e çmendur?!
Drita
Dua ta marrë një akullore.
Nëna
Nuk ka rrymë, do ta shkrish akullin. Kemi urdhër ta ruajm akullin që t’i dërgojm tek akullnajat. Drita e hap frigoriferin.
Nëna
Ik. Mos guxo ti tregosh dikujt për hapjen e frigoriferit. Do të emërojn tradhtare. Armike të ambientit.
Drita nervozohet.
Drita
Kam për ta vrar vetën!
Nëna
Nuk të lejohet. Nuk guxon të vdes askush para moshës gjashtëdhjetë vjeçe. E rëndon tokën. Sa më pak trupa nëpër varre.
Drita
Me që është e ndaluar të varrosemi atëherë mund të më digjni.
Nëna
Zjarri është rreptësisht i ndalur!
Drita
Uaaa!
9
SKENA 6 / DELVIS BEJLERI
Leo: Në kushte gati të pamundura për të jetuar më në mal, për shkak se uji ishte helmuar, vendosim të rikthehemi në shtëpinë tonë në Tiranë. Eci i vetëm, shoh që e gjithë lagjia është e boshatisur, eci sikur kërkoj, sikur kam humbur dicka. Mendoj për atë që humba kur ishim atje, lumturinë. Cfarë është lumturia sipas meje? Secili e kërkon lumturinë vetëm, ikim në kërkim të saj vetem por harrojmë që lumturia jonë varet nga njëri te tjetri.
SKENA 7 / Hynor Vitija
Kryetari i Bashkisë shkruan disa dokumente në zyrë, pa pritë troket dera.
Kryetari: Hyr!
Dera hapet dhe hyn Mafiozi.
Kryetari: E harrove lexuesin e mendimeve…
Mafiozi: Jo, atë mbaje e ke dhuratë nga unë. Ja ku i ke edhe dy që ti provosh për punëtorët e tu. Tash erdha për diçka tjetër.
Kryetari i lë dokumentet.
Kryetari: Urdhëro.
Mafiozi: Na duhet edhe një leje ndërtimi, pasi ta shkatrrojmë teatrin e qytetit? Kryetari: Do ta shkatrroni teatrin?
Mafiozi: Na duhet leje ndërtimi thash, për dy javë do t’nisë ndërtimi i fabrikës së pastrimit. Kryetari: Po pse nuk më pyetni mua?
Mafiozi: Ti je për të nënshkruar, asgjë më shumë.
Kryetari ulet në karrigen e tij.
Kryetari: Duket leja do të dal tek pasnesër.
Mafiozi: Më duhet sot.
Kryetari: Është e pamundur.
Mafiozi: Është punë e kryer, unë kthehem pas një ore dhe e dua lejën në tavolinë. Kryetari: por….
Mafiozi del jasht.
10
Kryetari: Pse u bëra kryetar.
Avokati hyn brenda.
Kryetari: Na duhet mbrojtje ligjore, punët nuk janë mirë.
Avokati: Çka ka ndodhë?
Kryetari: Teatri do t’hidhet në erë.
Avokati: Pse?
Kryetari: Nuk e di, diçka duket se po ndodhë.
Ai e sheh lexuesin e mendimeve që mafiozi e la.
Kryetari: Kjo është për ty.
Avokati: Për mua?
Kryetari: Po, nuk kemi kohë të flasim, do të mirremi vesh me mendime.
Avokati e vë.
Avokati: Në rregull.
Kryetari(me vete): Më dele se populli.
Avokati: Urdhëro?
Kryetari: Asgjë, shko të marrësh dokumentat në fabrikë.
Avokati del jashtë.
SKENA 8/ Belkisa Zhelegu
Teatri kombetar i qytetit. Dita e shfaqjes “Aladini i vdekur”. Rikardo fshihet pas kuintave ne ankth.
Aktori 1: (Drejtuar aktorit tjeter) Si eshte koha?
Aktori 2: Per momentin po bie shi, po kush e di si do jete ne 10 minutat e ardhshme. Aktori 1: Furtune e?
Aktori 2: Pra, me shume gjasa asnje s’ka per te ardhur!
Aktori 3: Qeveria nxorri ca rregulla te reja dje. Sipas tyre, kur bie furtune ajri mund te jete me i rrezikshem sec eshte zakonisht dhe keshtu nuk na lejohet te dalim nga shtepite.
Aktor 1: Se mos eshte bere enkas per protesten qe behet ne qendren e qytetit? Rikardo: Per 5 minuta fillojme! Jeni gati?
Aktori 2: Ne jemi por… po bie shume shi jashte.
11
Rikardo: Po, dhe ca?
Aktori 2: Po si mund te vij njeri ne kete mot?
Aktori 3: Ne fakt, qeveria ka bere…
Rikardo: Mbylle gojen, te lutem.
Aktori 3: Si guxon?
Rikardo: Jo, ti si guxon?
Aktori 3 shkon ne vendin e tij qete.
Rikardo: Se shpejti njerezit do vijne ndaj perqendrohuni.
Pas 15 minutash. Askush nuk vjen.
Aktor 1: (Pyet serish aktorin 2) Si eshte koha?
Aktor 2: Po bie akoma shi.
Rikardo: Jam i bindur qe pas pak salla do jete plot!
Aktor 3: Nuk mendoj keshtu.
Rikardo: Ou, ashtu? Pse ca mendon ti sipas asaj tendes? (Ai nuk pergjigjet) He pra, na e thuaj! He mos hezito hajde.
Aktor 3: Asgje te vecante.
Rikardo: Edhe ca konsideron ti mendime te vecanta?
Aktor 3: Per shembull, te shkoj ne shtepi.
Rikardo: Kjo eshte c’njerezore! Dhe te lesh shfaqjen?
Aktor 3: Se mos jam i vetmi. Asnje nuk do vij te shohi shfaqjet e tua sepse ato ta shpifin. Ah po, dhe te gjithe ne e dime.
Pas 30 minutash. Salla ende bosh.
Aktor 3: Une per vete nuk mundem me. Po iki!
Rikardo: (Nervoz) Sa egoist!
Aktor 3: Kush? Une?
Rikardo: Kush tjeter?
Aktor 3: (Referuar tjereve) Ata.
Aktoret: Ka ndonje gje qe nuk shkon me ty?
Aktor 3: Jo, me ju cfare nuk shkon? Jeni te verber? Jeni budallenj? Askush nuk ka per te ardhur. Aktivistet…
Rikardo: Qepe dhe larhgohu!
Aktor 3: Sigurisht!
12
Rikardo: Ne jemi artiste, jo aktiviste.
Aktor 3: Artiste… na lejojne te vijme deri ne teater por nuk na lejojne te performojme. Si dreqin mund te quhemi ne artiste nese nuk performojme dot?
Rikardo: Askush nuk po te ndalon te performosh. Ti po largohesh me deshire. Aktor 3: Po shkoj te performoj ne qendren e qytetit.
Rikardo: Skena eshte ketu.
Aktor 3: Dhe publiku atje.
Aktor 2: (I pershperit aktorit 1) Mendoj se duhet ta ndjekim ate. Me siguri qe ka pranuar ndonje projekt tjeter dhe atje patjeter qe do kete publik.
Aktori 3 iken. Dy te tjeret te merzitur fillojne te mbledhin gjerat e tyre.
Aktor 1: Akoma po bie shi jashte?
Aktor 2: Keshtu thote qeveria.
SKENA 9 / KLODJANA KECO
TV SHOW Scene
C- Përshëndetje të gjithëve! Së bashku me miqtë tanë të zakonshëm, që dotë thotë miku ynë filozof dhe teolog, Zoti D…
D- Përshëndetje!
C- Zonja Greta, një Fashioniste, Blogere, profesore dhe opinioniste.
Greta- Oh, si jeni zoti C. Jam shumë e lumtur që jam këtu, pasi unë jam duke lancuar shpikjen time të re, një xhaketë që do të mund të përdoret në të treja stinët që tashmë na kanë mbetur: Stina e Nxehtë, Stina e Ftohtë dhe Stina e SHirave, nuk ka më pranverë dhe Vjeshtë (qesh)
C- Po, do të kemi mundësinë të flasim më shumë përgjatë SHOW-t. Dhe meqë jemi tek shpikjet dua t’ju prezantoj me një cështje shumë interesante. Kjo është Zonja A. Ajo thotë se ka folur me Zotin dhe ka një zgjedhje finale për njerëzimin.
D- Në këtë pikë do t’ju ndërprisja pasi duhet ta dimë se për cfarë lloji zgjidhjeje finale flet zonja. Pra të krishterët dhe myslimanët besojnë se zgjidhja finale vjen pas vdekjes dhe aty ne kemi ferrin dhe parajsen.
C- Regjia, po? (Të ftuarve) Një moment ju lutem! (në kufje) A, erdhi! (sërish të ftuarve dhe kamerave) Ai erdhi të nderuar shikues. Sigurisht e kishte të pamundur të konfirmonte pjesëmarrjen mes punëve dhe angazhimeve të shumta që ka. Para jush mirëpresim Kryetarin e Bashkisë me një duartrokitje.
13
Kryetari– O, përshëndetje, përshëndetje Zoti C. Ju falenderoj shumë për ftesën! Po dëgjoja që zonja Greta ka një shpikje për të prezantuar. Ne gjithmonë kemi inkurajuar iniciativa të tilla miqësore ndaj ambjentit. Në fakt kjo është edhe arsyeja se përse unë vetë kam ardhur sonte këtu. Do t’i prezantoj publikut një projekt shumë ambicioz dhe ecco-friendly që titullohet ‘Përtej Artit’. Ju e dini marrëdhënien e ngushtë që unë kam me artin, teatrin, pikturën. Për këtë arsye do të ndërtojmë një fabrikë ku do të prodhohet energji e pastër, pikërisht në zemër të qytetit me zero mbetje toksike.
C– Cdo iniciativë miqësore ndaj ambjentit dhe tokës është e mirëpritur, patjetër. Por unë di që ju kërkoni që këtë fabrikë ta ndërtoni në një territor që tashmë është në dorën teatrit ekologjik të Xhenit… a është e drejtë kjo? Nga ana tjetër, Zonja A, a ke folur për këto probleme me Zotin? Do të thotë cfarë duhet të bëjmë me mbipopullimin, ndotjen e ambjentit, ngrohjen globale…
Zonja A– Përshëndetje. Krahas këtyre problematikave, besoj se një ndër pikat që duhet të përmendim është shpërndarja e barabartë e burimeve dhe përgjegjësive për to…
C– Regjia? A! Kemi një lidhje direkte me zonjën Xheni nga qendra e Qytetit. Ajo do që t’i lexojë një letër Zotit Kryebashkiak që titullohet ‘Jo i dashur Kryebashkiak!’… Duhet ta cmojmë këtë gjetje, mendoj.
(ndërkohë që Xheni lexon letrën, Zonja A ngrihet dhe del nga studio)
Skena 10/ DELVIS BEJLERI
Leo dhe Drita duke biseduar ne celular, ky i fundit po i shpjegon arsyet pse nuk mund te takohen se bashku.
LEO – DRITA NUK MUND TE VIJ DOT SOT ZEMER, DUHET TE BEJ NJE AUDICION DRITA – UAAA SI ISHTE KJO
LEO – DUHET TE ME KUPTOSH PRA U BE KAQ KOHE QE PO E KERKOJ DICKA TE TILL
DRITA – TI PO TIII, NA VDIQE ME KTE TEATRIN, PO KUPTO QE ATJE TE LEN PA BUK E UNE DO BEJ NJE TORTE TE MBREKULLUESHME PER TYY DASHURIA IME.
LEO – JO TI DUHET TA KUPTOSH QE KTE MUNDESI NUK MUND TA LE TE ME IKI DRITA – UAAA PRAP REFUZOVE FTESEN TIME, DO PENDOHESH LEO LEO – SHIKO SE PO E TEPRON EEE…
DRITA – AI QE PO E TERPON JE TI, SHUM GUXIMTAR KTO KOHE TI UAAA LEO – MOS HARRO SE TE DUA SHUM EMBELSIRA IME
DRITA – PO E SHOH SA E DO TEATRIN E SHOH
14
LEO – NUK KE PER TE NDRYSHUAR NDONJEHER, DUHET TA MBYLL URGJENTISHT SE PO ME FIKET CELULARI PER BATERI
DRITA – UAAA ME VDIQ ME KTO JUSTIFIKIME, NESE NUK VJEN SOT HARROM PERGJITHMON KUPTOVE, SKA ME EMBELSIR NE JETEN TENDE TE KRIPUR PA SHIJEEE
SKENA 11 BELKISA ZHELEGU
Rikardo eshte ende duke u munduar te binde aktoret qe mos te lene shfaqjen. Rikardo: Po cfare proteste thoni, po me shfaqjen cfare do behet?
Aktori 1: Po nuk vjen me njeri te shoh shfaqjen. Ca do bejme ketu ne?
Rikardo: Teater! Miq, teater! Nje profesionist nuk dorezohet kurre…
Aktori 2: Besoj je i vetedijshem qe te mungon aktori kryesor?
Rikardo: E kam zgjidhur ate pune. Nje djalosh sapo me telefonoi dhe po vjen per ne audicion. Ju lutem mos me braktisni. Kjo eshte shfaqja ime e pare.
Aktori 1: Dhe ndoshta e fundit.
Rikardo: Gjithcka varet nga ju. Ju pergjerohem mos ikni!
Ne ato momente hapet dera e teatrit me force dhe hyn Leo i bere qull nga shiu. Rikardo: Djaloshi per audicion?
Leo: Dilni te gjithe jashte! Te gjithe! Ata do te shperthejne teatrin!
Rikardos i bie te fiket. Dy te tjeret perpiqen ta permendin.
Aktori 1: Si keshtu? Kush e tha?
Leo: Ata kane implementuar pajisjet per leximin e mendimeve tashme, e pash ne ballin e dikujt qe per pak minuta teatri do hidhet ne ere.
Rikardo- (Duke u permendur) Shfaqja ime, Aladini i vdekur…
Aktor 1: Shfaqja anullohet. Duhet te ikim te gjithe, perndryshe do digjemi ketu brenda. Rikardos i bie serish te fiket. Te tre ata e ngrene ne krahe dhe e nxjerrin jashte. Me pas Leo merr makinen dhe niset per ne shtepine e Drites.
Skene 12/ Jenny Demi
LETER DREJTUAR KRYETARIT TE BASHKISE!
15
Jo i dashur kryetar i bashkise!
Pendohem shume per te gjitha heret qe te kam dhene mundesine per te perdorur nje nga skenat e teatrit tim te ndertuar gjithe dashni, qe ti te mbaje fjalimet e tua per te ardhmen e nje qyteti te paster dhe ekologjik, nepermjet ndertimit te ketij impianti, ku sot ti po me rrezon. Pse keshtu jo i dashur kryetar…pseeeee…a nuk ka mjaft vende jashte qendres se ketij qyteti per ta bere kete?!
Pikerisht ne qendren tone te dashur, ku po humbet identitetin e saj cdo dite, pak nga pak. Ti po ia merr frymen cdo dite. Qielli nuk mund te shikohet më pasi kullat e tua e kane zene pamjen e tij. Me kujtohet fare mire gezimi yt i pamerituar teksa ky teater ndertohej deri ne diten kur u inagurua sigurisht me fjalimin tend te bukur, pompoz e te zgjedhur me kaq shtirje. Ti do te ndertosh ne qender te qytetit nje impiant per permiresimin e cilesise se ajrit, por ne te vertet nga ky projekt qe ti po na paraqet sot do te derdhen para pa fund ne xhepin tend dhe qe do te bejne pis qytetin cdo dite. Ne fakt nuk ke bere gje tjeter qe kur ke ardhur, ia moret frymen qytetit. Jo i dashur kryetar, ti je thjeshte nje kryetar si cdo kryetar tjeter dhe jam e bindur se kjo qe po ben nuk esht fare ne te miren te qytetit tone e aq me pak ne te miren e planetit toke. Jo i dashur kryetar, kur ti nuk dije ku te grumbulloje plehrat e qytetit tend dhe i lije te derdheshin rrugeve duke shperthyer kazanat e cdo lagjeje, une i grumbulloja ato… mblidhja kartona dhe beja mure, mblidhja qese dhe beja perde, mblidhja kanoce dhe beja konstruksione metalike e ambazhure. Kur ti krijoje pika ku te digjeshin goma makinash une i merrja dhe beja karrige e tavolina. Jo i dashur zoti kryetar i bashkise, dikur me falenderoje, ndersa tani me thua se nese nuk pranoj ndertimin e ketij impianti qyteti do te fundoset. Jo i dashur kryetar…une nuk te besoj ty, keshtuqe sot do te zgjedh te luaj “ALL IN”.
Une zgjedh teatrin, kulturen, zhvillimin, dijen, promovimin e artisteve te rinj , te cilet do te jen model i shoqerise per te ardhmen e qytetit tim. Jo i dashur zoti kryetar I bashkise…iku koha kur luftrat beheshin ne emer te paqes…e pesuam nga ky mashtrim…jetojme ne nje bote ku sot luftrat behen gjoja ne emer te naftes por ama energji prodhon vet uji… keshtu qe JO I DASHUR ZOTI KRYETAR I BASHKISE “FUCK OFF”
Skena 13/ Fatbardha Zyberi
Drita e ulur në shtratin e saj, qan duke i shikuar disa fotografi te saja duke bërë tortë së bashku me Leon.
Drita
Sot u bë kohë e gjatë që nuk kam ngrën tortë.
Drita e dëgjon nga jasht zhurmën e një veture. Drita duket shumë e çuditur kur e dëgjon. Drita
Uaa, kush ka guxuar të vijë me veturë.
Drita shikon në dritare, fytyra e saj duket shumë e habitur.
Drita
Paska sjellë tortë.
16
Drita e hap dritare dhe del nga dhoma duke e kaluar dritaren.
SKENA 14/ Klodjana Keco
Zonja A po ben punet e shtepise, merr 3 vazo me dhe nga poshte dhe fillon te mbjelle lule. Ajo po kendon ‘What a wonderful world’, pastaj ndalon papritur. Asaj i kujtohet nje fraze.
Zonja A: ‘Duaje te afermin si veten tende’… Po nese nuk e do veten tende, si mund t’i duash te tjeret?! SI mund te qendrohet ne heshtje per te degjuar?! Une isha para Zotit dhe Zoti nuk ishte ai Mjekerbardhi ne fron te florinjte me re rrotull. Zoti ishte nje drite e pafundme, e bardhe, qe fliste pa fjale perballe heshtjes sime te vogel. Nga aty lart e pashe kete planet, shtepine tone. I vogel dhe i pambrojtur, shume i bukur dhe i brishte. Dukej si te qe Parajsa ne te cilen do te duhej te banonim, por ne e kemi mbushur plot kufij, rregulla pa kuptim dhe shume zhurme, qe tashme nuk na lejon te degjojme me te afermin tone. Ja se perse nuk ia dalim dot te duam njeri- tjetrin.
Pastaj, ndersa po kthehesha ne shtepi, pashe dy te rinj, te dashuruar qe hanin nje torte; megjithese ne ate ore eshte e ndaluar te rrish ne rruge. Por ata e donin njeri-tjetrin si veten e tyre. Ishin nen yje dhe bota, per ta, eshte ende nje parajse. Ja se perse duhet te kujdesemi per te dhe ta mbrojme. (Merr vazot me lule per t’i vendosur tek dritarja dhe kendon…)
‘And I think to myself, what a wonderful world’!